Si ta parandalojmë gripin në këto ditë të ftohta

Këto viruse përhapen nga një person tek tjetri.

Si të njohim shenjat e gripit?

-Temperaturë e lartë e papritur

-Dhimbje koke

-Kollë ose dhimbje fyti

-Dhimbje muskulare

çfarë duhet bërë kur kemi grip?

-Mbuloni kollën ose teshtimën me dorë, krah ose me një shami

-Lani shpesh duart

-Bëni regjim shtrati

-Pini sa më shumë lëngje dhe ushqehuni shëndetshëm

-Kërkoni ndihmë mjekësore nëse nuk po përmirësoheni, ose jeni pjesë e grupeve në risk

Si ta parandalojmë gripin?

Bërja çdo vit e vaksinës ndaj gripit është mënyra më e mirë për të parandaluar gripin.

Vaksina është veçanërisht e rëndësishme për ata që rrezikojnë më shumë për komplikacione nga gripi:

-Gratë shtatzëna

-Të moshuarit mbi 65 vjeç

-Fëmijët 6muaj – 5 vjeç

-Personat që jetojnë ose që kujdesen për individët në risk të lartë