Si u zbulua komando, sterviste djemtë e mitur për terr*orizëm

Erzen Uka 29 vjeç nga fshati Gjormë i Krujës por me banim në Tiranë është arr*estuar sot nga policia, për prirje ekstr*emiste dhe stervitje me qëllime terr*oriste. Uka është i divorcuar dhe më heret ish-bashkëshortja e kishte akuzuar për dh*unë në familje. Edhe pse ajo e kishte fituar me gjyq kujdestarinë e dy djemve të mitur Uka nuk i lejonte të qendronin me nënën. Jo vetëm kaq ai bënte stervistje ushtarake me dy fëmijët e mitur dhe videot i postonte në facebook, ku shkruante “Myslimani është ushtar i Allahut dhe si i tillë duhet të përgatitet”.

I dyshuari Erzen Uka ka qenë pjesë e Forcave të Arma*tosura shqiptare dhe ka shkuar dy here me mision jashtë vendit, në Irak dhe Afganistan.

Erzen Uka që në facebook është me emrin Hamzah Uka është nën akuzë për për kryerjen e veprave me qëllime terro*riste si edhe propagandë me qëllime terr*oriste.

Prokuroria e Krim*eve të Rënda dhe departamenti i anti-terr*orit thonë se ish-komando ka bërë publike në Facebook edhe flamujt e IS*IS në vijim të përpjekjeve të tij për të bërë propagandë për organizatën terr*oriste.