Siljanovska: Do t’ia rikthej identitetin Maqedonisë (VIDEO)

Kandidatja për President Gordana Siljanovska Davkova, synon të bëhet femra e parë e cila mund të ulet në fronin e Vilës Vodno. Siljanovska gjatë gjithë fjalimeve ka theksuar se atdheut i duhet një nënë e cila do të kujdeset për ruajtjen e identitetit kombëtar. Ajo ka kritikuar ash.për Marrëveshjen e Prespës.

“Sipas tyre vazhdimisht duhet t’iu themi Perëndimorëve atë që duan ta dëgjojnë se janë në të drejtë edhe kur Marrëveshja është e dhim.bshme kompromisi është i domosdoshëm kinse e kemi forcuar identitetin edhe atëherë kur e kemi humbur. Por kjo atyre aspak nuk u intereson! Pse? Sepse ata nuk e dinë se çka është identiteti maqedonas. Ata e dinë se çka është identiteti financiar. Ata e dinë se çka është identiteti i korrupsionit por ata nuk janë si ne dhe nuk e dinë andaj ne duhet t’iu tregojmë- deklaroi Gordana Siljanovska Davkova Kandidate për Presidente.

Kandidatja Siljanovska ka mbështetjen e partisë opozitare të VMRO DPMNE-së. Kreu i këtij subjekti politik Hristijan Mickoski nëpër tubime vazhdimisht ka vënë theksin te pushteti sipas tij, i zhytur në korr.upsion nepotizëm deg.radim ekonomik dhe kr.im. Mickoski shprehet i bindur se presidentja e ardhshme do të jetë femër.

Më 21 prill dhe me 5 maj do të fitojmë dhe presidente e ardhshme e Republikës së Maqedonisë është profesoresha Gordana Siljanovska Davkova. Këtë duhet ta dinë këta pushtet mbajtës të vockël shërbëtorët e Zoran Zaevit dhe LSDM-së të cilët incizojnë e përgjojnë e pastaj edhe kontrollojnë se ky popull është vet pushteti sado që e shtypni do t’ua kthejnë. A kjo ditë po vjen sepse ata janë gjun.jëzuar dhe rë.nia e tyre është çështje javësh- tha Hristijan Mickoski Kryetar i VMRO DPMNE-së.

Karvani i Siljanovskas sonte do të përmbyll fushatën me tubimet në Probishtip dhe Shtip.