Siljanovska nga Tetova: Nuk jam nacionaliste, por Ligji për Gjuhët do të shkaktojë kaos

Nga Tetova, kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova ka thënë se Ligji për gjuhët është në kundërshtim me Kushtetutën dhe se i njëjti do të shkaktoj probleme në përditshmëri. Ajo vlerëson se i njëjti do të paralizoj gjyqësorin, institucionet, kompanitë. Sipas saj, me Ligjin për gjuhët do të shkaktohet kaos në institucionet, ndërmarrjet, fakultetet. Ajo tha se nuk kritikon për arsye nacionaliste por në bazë të së drejtës.
Gordana Siljanovska Davkova
“Unë nuk jam nacionalist. Jam e lindur në një shtëpi turke. Por nuk mund që të mos them se gjuha është kodi më i rëndësishëm për komunikim, posaçërisht në një shoqëri multikuturore dhe multietnike. Nuk mund të merremi vesh me përkthyes. Po, Koneski thoshte se gjuha është atdheu, por ne e dimë se saherë kemi qenë të humbur në përkthim, nuk e kemi ditur se çfarë në të vërtet ka qenë tema e bisedave”