Siljanovska: Nuk ka prosperitet nëse nuk ka shtet të së drejtës

Kandidatja për presidente, Gordana Siljanovska Davkova sot realizoi takim me qytetarët e komunës së Aerodromit.

Në takim ajo vuri në dukje se ekonomia që është më e rëndësishme për qytetarët, po për fat të keq treguesit ekonomik tregojnë se ka një reduktim të madh të eksportit, në produktivitet dhe në prodhim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Siljanovskës, parakushti bazë për ekonomi funksionale është shteti i së drejtës, dhe se derisa nuk është shteti ligjor nuk do të ketë zhvillim dhe prosperitet.

“Ekonomia është më e rëndësishmja për qytetarët. Për fat të keq treguesit ekonomik thonë se kemi reduktim të eksportit, reduktim në produktivitet dhe prodhimtari, varësi nga vendet tjera”, tha Siljanovska duke shtuar se rritja e tatimeve ka efekt ndaj të gjithëve dhe nëse kjo vazhdon do të ketë ndikim në cilësinë e shërbimeve në arsim, shëndetësi, mbrojtje sociale që shteti i siguron.