Sindikata e pavarur e shëndetësisë përshëndet rritjen e pagave

Nga 1.500 deri në 4.548 denarë do të jetë mesatarisht rritja për 5 për qind e pagave të 19.123 të punësuarve në institucionet publike shëndetësore, në bazë të vendimit të djeshëm qeveritar të cilin sot në takim me ministrin e këtij resori Venko Filipçe e përshëndeti kryetari i sindikatës së pavarur të shëndetësisë, farmacisë dhe mbrojtjes sociale të RM-së, Lubisha Karanfillovski, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas simulimeve të Ministrisë përgjatë numrave absolut për rritjen e bruto pagave, mjekët specialistë në klinikat universitare për sëmundje kirurgjike do të marrin paga më të larta mesatarisht prej 4.548 denarë, ndërsa mjekët specialistë në klinikat interne universitare mesatarisht për 3.756 denarë.

Mjekët specialistë në spitalet e përgjithshme do të marrin pagë më të madhe për rreth 4.060 denarë, ndërsa rritja për kuadrin e mesëm mjekësor në klinikat universitare dhe spitalet e përgjithshme do të jetë për rreth 1.500 denarë.

“Me nënshkrimin e Marrëveshjes do të rriten pagat e të gjithë të punësuarve në institucionet publike shëndetësore. Rritja do të fillojë të zbatohet me pagesën e pagës së shtatorit dhe kjo nënkupton realizimin edhe të një pike nga Programi për punë i kësaj Qeverie të Republikës së Maqedonisë”, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.