Sipas Gruevskit, vepra në rastin “Tank” është e vjetëruar

Në ankesën e Nikolla Gruevskit për dënimin e tij me burg theksohet se në shkurt të vitit 2018 vepra penale ndaj tij është vjetëruar sepse biseda telefonike është bërë më 26,02.2012, transmeton Portalb.mk.

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka ngritur ankesë në Gjykatën e Apelit e cila ëshë e mbushur me citate nga aktvendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Siç thuhet në ankesë, ai nuk mmund të dënohet në bazë të bisedave të përgjuara ose siç njihen në opinonin “bombave”. Gjithashtu, ai konsideron se “bombat” janë kopje, e jo dëshmi origjinale dhe se nuk është lejuar konfirmimi i origjinalitetit të tyre.

Ish-lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në ankesën për Gjykatën e Apelit shkruan se PSP i ka selektuar vetëm ato “bomba” nga të cilat kanë interes, ndërsa te ai si i akuzuar nuk janë dorëzuar “bombat” si dëshmi.