Sipas logjikës së Gjykatës jeta e Sazdovskit është 6 herë më e vlefshme se jeta e Almir Aliut

Arta Bilalli Zendeli
Aktgjykimet shpallen në emër të popullit me qëllim që ta reflektojnë pranueshmërinë ose mos pranueshmërinë e kri*mit nga shoqëria, komuniteti ose populli.

Shqiptimi i dënimeve të ndryshme për vepra të ngjashme është tregues serioz se gjykata nuk e peshon mirë situatën dhe (mos)pranueshmërinë e kri*mit nga komuniteti.

Në rastin e Nikola Sazdovskit dhe Almir Aliut gjykatat ndoqën koordinata diametralisht të kundërta.

Faktikisht te rasti Sazdovski nisi si dh*unë e mbaroi si vra*sje e rëndë (nga e lehta kah e rënda) kurse te rasti Almiri, nisi si vra*sje e mbaroi si vepër e rëndë kundër jetës dhe pasurisë në komunikacion (nga e rënda kah e lehta).

Te rasti Sazdovski u shqiptuan 38 vite bu*rgim (2×19 vite) kurse te rasti i Almirit vetëm 6 vite e gjysmë! Sipas kësaj jeta e njërit vlen gati sa 6 herë jeta e tjetrit (38:6.5=5.85).

Unë nuk pajtohem. Kryerësit respektivisht të dënuarit janë të nacionaliteteve të ndryshme.

Po ashtu edhe vikt*imat. Por të gjithë janë shtetas të të njëjtit shtet! Jeta e çdo njeriu peshon sa jeta e tjetrit! Çdo kri*m duhet të dënohet!
Puna e çdo gjykatësi duhet të vlerësohet! #drejtësi