Sipas të dhënave zyrtare mbi 5000 aborte legale, ndërsa jolegale mbeten enigmë !

Shkup, 29 mars – Emisioni investigativ Inside që transmetohet në ZhurnalTV këtë herë vjen me një storie shumë interesante që prek pikërisht problematikën më të madhe që e pësojnë femrat, abortin. Këtë herë emisioni jonë ka investiguar këtë problematikë pasiqë në vend është bërë shumë shqetësuese sepse mbi 5 mijë aborte kemi pasur vitin e kaluar gjë që është shumë shqetësuese bazuar në të dhënat e raportit të fundit, transmeton Zhurnal.mk

Numri i aborteve në vend sipas statistikave nga Instituti për Shëndet Publik është ulur gjatë vitit që kaluam mirëpo vazhdon të mbetet shqetësues fenomeni i aborteve jolegale dhe të paevidentuara. Këtë shqetësim e ndan edhe Instituti për Shëndet Publik sipas të cilëve këto aborte kryhen në mënyrë jolegale nga ana e mjekëve dhe gjinekologëve amë në nivel të mjekësisë primare.

Gjatë vitit 2016 numri i aborteve të regjistruara ne të gjitha moshat ka qenë 4251, numër ky më i vogël në krahasim më vitet e kaluara. Shkaqet e abortit, sipas gjinekologëve janë shpesh faktorët social kurse një intervenim i tillë dëmton shumë shëndetin e gruas dhe mund të shkaktojë sterilitet në të ardhmen. Abortet mund të ndodhin në mënyrë spontane dhe artificiale.

Specialistët rekomandojnë për kujdes si mënyrë parandalimi për këtë intervenim i cili sulmon shëndetin e gruas. Përkundër protestave dhe reagimeve të shoqërisë civile, Kuvendi i Maqedonisë pa prezencën e partive opozitare, e ka miratuar projektligjin e sponsoruar nga Ministria e Shëndetësisë për ndërprerjen e shtatzënisë. Pro këtij ligji kanë votuar 62 deputetë, në një seancë të rregullt plenare.

Ndërkohë gjatë kohës sa ligjvënësit debatonin për këtë projektligj, para objektit të Kuvendit të Maqedonisë kanë protestuar dhjetëra organizata të ndryshme joqeveritare. Sipas këtyre OJQ-ve, ligj për abortin është diskriminues dhe pamundëson të drejtën për të zgjedhur nga ana e grave. “Ky është momenti i fundit për të parandaluar arrogancën e demonstruar gjatë proceduarës parlamentare për miratimin e ligjit në fjalë dhe shpresojmë që ky parlament më në fund do të tregohet i arsyeshëm dhe do të sigurojë standarde të larta për mbrojtje shëndetësore”, thonë përfaqësuese e OJQ-ve.

Të pyetur nga Inside, eksertë të kësaj fushe shfaqin edhe shqetësimet e tyre dhe mënyrat se si mund të tejkalohet kjo problematikë .

“Ne si formë organizative për mbrojtje insistojmë për ligjet dhe praktikën dhe në secilën formë e drejta e grave në një formë është dhe ndërprerja e shtatzanisë të drejtën për vetvendosjen në trupin e tyre është ekskluzivisht e grave”, thekson kështu për Inside kryetarja e KKBGJ Savka Todorovska.

“Zakonisht aborttet më të shpeshta janë tek femrat në fazën e rritjes reproduktive që dmth përfshinë grupmoshën prej 20-28 por fatkeqësia është se abortet më të shpeshta janë në moshën adoleshente nën 18 vjet”, thotë kështu për emisionin Inside gjinekologu Dr.Sc. Arian Alili.

“Së pari mund të them se kjo temë është dhe sot e kësaj dite shumë ekzsituese çështja e abortit tangon atë mentalitetin e femrës dhe prek me fjalë të tjera një problematikë të rolit dhe statusit të femrës dhe aftësia e saj për vetvendosje në jetën në përgjithësi pasojat nga aborti janë të rëndueshme për të trajtuar si të paktën edhe rrethanat që sollën deri ky akt e më pas të trajtojmë dhe atë se cilat do jenë pasojat nga aborti por meqë ra fjala pasojat janë varësisht nga rrethanat dhe mosha”, thekson për Inside Lulzim Murtezani – Psikolog.

Vajzat e mitura, zakonisht më shpesh e ndalin shtatzëninë në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë. Që problemi të jetë më i madh, disa presin që të kalojnë muajt e parë të shtatzënisë, kur aborti të jetë më i komplikuar, pasi që shpesh e fshehin problemin nga prindërit. Shumë vajza madje, nuk dinë të mbrohen nga shtatzënia e padëshiruar, si rezultat i moskomunikimit prind – fëmijë, në lidhje me kulturën seksuale, por edhe për atë që gjatë aktit seksual është e mundur që të barten sëmundje të ndryshme. Statistika tregon se, gjatë vitit të kaluar, kanë abortuar 217 vajza më të reja se 20 vjet, numri është më i madh në krahasim me vitin 2008 kur shtatzëninë e kanë ndërprerë 146 vajza. Organizatat që punojnë në këtë fushë komentojnë se Maqedonia është një ndër vendet me nivel më të lartë të aborteve te vajzat e mitura. Hulumtimet e organizatave joqeveritare tregojnë se vetëm 1.6% nga vajzat e reja në moshë prej 15 deri më 19 vjet, deklarojnë se përdorin kontraceptiv oral, ndërkaq vetëm 34.8% përdorin prezervativ gjatë marrëdhënies seksuale.

ZHURNAL.MK

Loading...