S’ka va*rre në vendlindje për ata që u vr.anë në Siri

Xhih.adistët kosovarë që shkuan në lu.ftën e Sirisë nuk u kthyen më as të vd.ekur në vendlindje. 80 prej tyre nga 132 kosovarë sa raportohet të kenë shkuar në Siri janë vr.arë në zonat e lu.ftës. Disa prej familjeve në Kosovë kanë hapur vetëm të pame për ta. Va.rr për asnjërin nga ta në vendlindje nuk ka. Që shtatë vite trupi i asnjë kosovari i cili është vr.arë në Siri nuk është kthyer.

Rroni 23-vjeçar Filloreta 27-vjeçare Melosi veç 17-vjeçar e Nazmija nga Gollaku janë vetëm disa prej kosovarëve që janë vr.arë në vatrat e lu.ftës në Siri. Trupat e asnjërit nga këta kosovarë të vr.arë nuk dihet se ku janë va.rrosur. Familjet va.rr për ta nuk kanë hapur as në Kosovë.

Vi.ktima e fundit e raportuar se vd.iq në Siri është Rroni nga Prishtina. Ai dy.shohet se javën që e lamë pas ndë.rroi jetë në zonat e kon.fliktit si dhe ishte pjesë e pjesë e grupit ‘Al-Nusra’.

Në Siri në marsin e këtij viti ishte vr.arë edhe Filloreta Kastrati nga Kamenica. Ajo kishte lënë pas 2 fëmijë. E familja e saj i kishte hapur të pamën vajzës e cila që në vitin 2014 i ishte bashkuar Shtetit Islamik dhe që pas katër viteve qëndrim ishte vr.arë. Fatin e njëjtë si të Filloretës e kishte pasur edhe Nazmija.

Por as edhe një va.rrë me ndonjë trup të këtyre të vr.arëve në Siri nuk është hapur në Kosovë. Asnjë trup i ndonjë personi që ka shkuar atje asnjëherë nuk është kthyer në Kosovë.

Institucionet kosovare të sigurisë nuk kanë asnjë të dhënë për fatin e trupave të kosovarëve të vr.arë në zonat e kon.fliktit në Siri.

Gazeta Express ka kontaktuar me policinë ministrinë e Punëve të Brendshme si dhe atë të Drejtësisë. Të tri këto institucione kanë pohuar se nuk kanë informata rreth kthimit të trupave të kosovarëve që kanë shkuar në Siri.

“Nuk kemi informata për trupat e tyre” kanë thënë ministrat Abelard Tahiri e Ekrem Mustafa.

Sipas Policisë së Kosovës numri i personave të kthyer në Kosovë ose edhe në vendet tjera prej nga kanë udhëtuar është 132 përfshirë këtu 120 meshkuj 6 gra dhe 6 fëmijë.

Numri i kosovarëve që u bënë pjesë e lu.ftës së Sirisë filloi të rritet në fund të vitit 2012 dhe në fillim të vitit 2013.

Numri i personave të vd.ekur në zonën e kon.fliktit është 80 prej të cilëve 77 persona të gjinisë mashkullore të vr.arë ndërsa tre persona përfshirë këtu një person i gjinisë mashkullore një person i gjinisë femërore dhe një fëmijë i lindur në zonën e kon.fliktit raportohet të kenë vd.ekur nga shkaqe natyrore.

Ndërkohë në zonën e kon.fliktit ende kanë mbetur rreth 30 lu.ftëtarë 49 gra dhe 8 fëmijë.