SKANDALOZE/ Babai i Almirit: Joveski na tha kot e keni, mos u mundoni

« Skandaloze » Babai i Almirit: Joveski na tha kot e keni, mos u mundoni

Kryeprokurori i Republikës së Maqedonisë, Lubomir Joveski ka njoftuar se përmes një kërkese të tij është takuar me

Kryeprokurori i Republikës së Maqedonisë, Lubomir Joveski ka njoftuar se përmes një kërkese të tij është takuar me prindërit e Almirit të vogël nga Kumanova, i cili me veturë u godit në vitin 2016 nga vrasësi Boban Iliç.

“U takova me qëllim tu them se nuk ka asnjë prapavi rreth rikualifikimit të lëndës”, tha Joveski.

Ai mes tjerash tha se drejtësia do të jetë e kënaqur me këtë lëndë, ndërsa e drejta patjetër të qeverisë.

Nga ana tjetër Zhurnal ka kontaktuar edhe babain e Almirit të vogël, Sedat Aliun. Ai tregon të vërtetën e takimit me kryeprokurorin Joveski dhe njofton se ky takim ka ndodhur para se të rikualifikohet lënda.

Aliu shprehet se Joveski bashkë me Liljana Spasovskën iu kanë thënë se kjo punë ka marrë fund dhe të mos kërkojnë asgjë.

Babai i Almirit ka pyetur kryeprokurorin se pse nuk iu kanë lejuar të pranohen dëshmitarët, ndërsa Spasovska i ka thënë se edhe poqese ishin pranuar dëshmitarët kjo çështje ka marrë fund dhe pala e dëmtuar ska çka kërkon më shumë.

“Po ne kemi pasur takim me kryeprokurorin Joveski para se të rikualifikohet lënda. Dhe ai na ka treguar se vecmë kjo punë është e kryer dhe të mos kërkojmë asgjë se kjo çështje është e kryer. Ne i kemi parashtruar pyetje se pse nuk na i kanë pranuar dëshmitarët, ndërsa zv.Kryeprokurorja Liljana Spasovska e cila ishte prezente në takim na tha se edhe poqese pranohen dëshmitarët është kot sepse kjo punë është e kryer. Ne e pyetëm se a do të rikualifikohet lënda, ato na thanë se nuk mundemi tju japim informata, ndërsa ato vecmë e kishin pas kryer punën. Ai ka gënjyer kur ka thënë se Zvërlevski ka rikualifikuar lëndën, ndërsa e vërteta është se Joveski e ka rikualifikuar. E ka edhe dokumentin që ky e ka nënshkruar rikualifikimin”, ka deklaruar për Zhurnal, babai i Almir Aliut, Sedat Aliu.

Për sot janë paralajmëruar protesta para Qeverisë. Të njëjtat do të mbështeten edhe nga subjektet politike me qëllim që organet e ligjit të rishqyrtojnë veprimet e fundit në rastin e Almir Aliut. Seancën e fundit, Prokuroria Publike rikualifikoi veprën në rastin e Almirit nga “vrasje” në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”, duke i mundësuar kështu të akuzuarit Boban Iliq lirimin nga masa e paraburgimit. Rikualifikimi vjen pas konstatimeve që ka bërë organi akuzës, se tek i akuzuari Boban Iliq ka ndikuar afekti në kryerjen e veprës edhe pse ka qenë në vetëdije për veprimet e tij. Prokurorja e lëndës, Suzana Kusigersa nuk ndryshoi akuzën për Sedat Aliun, Abdulla Aliun dhe Sami Demirit për të cilët kërkoi që gjykata t’i shpall fajtor për dhunë. Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 në Kumanovë pas zënkës që babai i tij dhe familjarët kishin me të akuzuarin Boban Iliq, paraprakisht në Qendrën e Urgjencës. Seanca e radhës u caktua për 2 prill ku edhe do të thuhen fjalët përfundimtare të mbrojtjes së Iliq./Zhurnal