“Skënderbeu vrau dhe dogji mijëra shqiptarë myslimanë”

Nga Imam Enes Limani

Fundamentalistat dhe ekstremistat katolik Gjergj Kastrioti dhe Pjeter Bogdani që neve na serviren si atdhetarë në fakt kanë qenë kriminelë ndaj popullatës me përkatësi fetare islame, ata në mënyrë më bizare kanë masakruar me mijëra shqiptarë të komunitetit mysliman dhe kanë djegur qytete sikur Shkupin, Prizrenin, Prishtinën etj.

Sipas debateve të historianëve të mirëfilltë, Skënderbeu nuk e ka ngritur flamurin kuq e zi por atë Bizantin dhe kuvendi i famshëm i Lezhës në realitet ka qenë mbledhja e katolikëve kundër myslimanëve, ndërsa në anën tjetër nën udhëheqjen e komandantit Pikolomini Pjetër Bogdani me prejardhje nga Hasi i Prizrenit ia fut flakën qyteteve me shumicë Myslimane si Prishtinës, Shkupit, Prizrenit etj.

Nga këto konstatime vijmë në përfundim se jo vetëm që nuk meritojnë të përkëdhelen si heronj por ata duhet larguar nga tekstet shkollore ose duhen përmendur si njerëz që i kanë bërë dëm popullit dhe vendit të tyre njëjtë si mbreti Karagjorgje që prejardhjen e ka nga fisi Kelmend e që bëri kërdinë mbi popullin e vet madje kalamendët e Kosovës i kishin dhënë përkrahje në atë kohë duke deklaruar se kush i del në udhë mbretit na ka prekur në fis.

Myslimanët në asnjë mënyrë nuk duhet t’i vlerësojnë por duhet të ndërgjegjësohen dhe t’ua mësojnë fëmijëve të tyre se këta kanë qenë kriminelë që i kanë masakruar paraardhësit e tyre.

Shkrimi nuk shpreh qëndrimin e Antpress.info