Solskjaer për Messin: Do të jetë e vështirë ta ndalim, por kurrë e pamundur

Manchester United do të luajë nesër në mbrëmjë në Old Traford ndaj Barcelonës. Në prag të su[ersfidës, ka folur trajneri i Manchester United Ole Gunnar Solskjaer.

“Çfarë lloj plani mund të kesh për ta ndalur njërin prej më të mirëve në botë?” tha Solskjaeri.

“Këtë sezon kemi luajtur kundër Cristiano Ronaldos, Kylian Mbappes dhe Eden Hazardit. Luis Suarez dhe Philippe Coutinho do të na i alarmojnë mbrojtësit tanë, ta shohim sesi do ta menaxhojmë këtë”, tha norvegjezi.
I pyetur edhe më tej nëse Messi mund të vlerësohet si lojtar i pandalshëm, Solskjaer theksoi: “Ai është futbollist fantastik dhe do të jetë njëri prej më të mirëve në histori”.

“Do të jetë e vështirë ta ndalim, por kurrë e pamundur”, përfundoi Solskajer.