Sor 39 gradë. Këto janë temperaturat përvëluese për dy ditët në vazhdim

Nesër dhe pasnesër do jetë mot tejet i nxehtë, por orëve të pasdites priten mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima, shkruan Reporteri.net.

Moti për nesër:

3.07.2019 – Nxehtë. Deri nga mesdita kryesisht kthjellët. Pasdite priten zhvillime të vranësira, që më vonë mund të shoqërohen me rrebeshe lokale shiu dhe bubullima. Erë mesatare kryesisht nga verilindja 5-11m/s. Indeksi UV: 9.

4.07.2019 – Nxehtë. Paradite kryesisht kthjellët. Gjatë ditës zhvillime të vranësirave, e më vonë priten edhe rrebeshe lokale shiu me bubullima. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme kryesisht nga verilindja 5-13m/s. Indeksi UV: 9.