Sot përsëri do të mblidhen liderët e partive politike

Sot përsëri do të mblidhen liderët e partive politike
Pasi në takimin e djeshëm të liderëve kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski tha se nuk është dakord me një format kaq të gjerë të takimit të liderëve.Kryeministri i vendit, Zoran Zaev  paralajmëroi për një takim të ri liderësh sot pasdite, në përbërje më të vogël.“Të gjithë ne që ishim në takimin e liderëve jemi për referendum të suksesshëm, ndërsa sjellja e Mickovskit e demonstruar në emër të VMRO-DPMNE-së është jo serioze, të papërgjegjshëm dhe ofenduese ndaj të gjithë subjekteve politike dhe qytetarëve të Maqedonisë”, deklaroi Zoran Zaev.

Zaev mbrëmë bëri të ditur edhe pyetjen  e referendumit: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë”.

Loading...