Sot vendoset për paraburgimin e të akuzuarve të 27 Prillit

Këshilli Penal i Gjykatës Supreme sot në seancë publike do t’i shqyrtojë ankesat e të arrestuarve për ngjarjet e 27 prillit.

Në paraburgim mbetën deputetët, Kërse Mukoski dhe Sasho Vasillevski, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov dhe disa të dyshuar për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë me 27 prill.

Deputetët, Luben Arnaudov, Johan Tarçullovski dhe Lupço Dimovski janë në arrest shtëpiak.

Nga Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion deklaruan hetimet për ngjarjet në Kuvend kanë përfunduar vitin e kaluar dhe se rrjedhin afatet ligjore në të cilat të dyshuarit dhe mbrojtja mund t’i kontrollojnë shkrimet dhe dëshmitë.

Loading...