Spasovski mban shpresa te Interpoli për Gruevskin

MPB-ja disa herë ka kontaktuar dhe ka parashtruar dokumente edhe përmes kuadrove të saj edhe përmes Ministrisë së Drejtësisë për shpalljen e urdhër-arr.estit ndërkombëtar për ish kryeministrin Nikolla Gruevski. Dokumentet për shpalljen e urdhër-arr.estit për Gruevskin për rre.zikim te.rr.ori.st të rendit kushtetues për ngjarjet e 27 prillit janë dorëzuar në Interpol dhe presim urdhër-arr.esti të shpallet deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas fillimit zyrtar të Tuining projektit për harmonizimin e sistemeve nacionale me BE dhe kërkesat e shengenit për menaxhim në kufij.

Interpoli thotë Spasovski ende bënë he.time. Ai vlerëson se urdhër-arr.esti që është dërguar i përmbush kriteret që të publikohet.

Potencoi se urdhër-arr.esti me të gjitha dokumentet e nevojshme dhe pas asnjë mungesë është dorëzuar në Interpol.

Spasovski është i bindur se nuk ka asnjë pengesë ligjore që urdhër-arr.esti për Gruevskin të publikohet në Interpol posaçërisht për vepra të tilla pe.nale dhe pret se kryesia e Interpolit do të sjell vendim të tillë.

Lidhur me atë se partia e VMRO-DPMNE-së ka pasur ndikim ndaj gjykatësve dhe se kjo është paraqitur në prokurori Spasovski u përgjigj se kjo është fakt.