Spasovski: Rasti me deputetin Bogoevski do të trajtohet si për çdo qytetar tjetër

“Pa dallim nëse dikush ka funksion apo jo, kjo nuk është asnjë përparësi për atë, përkundrazi ai ka më shumë përgjegjësi. Për këtë shkak as unë, as kolegët nga MPB nuk kemi asnjë arsye të mos veprojmë për këtë rast si çdo rast tjetër. Bëhet fjalë për ngjarje që është në hetim, por edhe opinioni e din se nuk bëhet fjalë për bisedë e përgjuar nga institucionet, por se ka qenë i incizuar nga telefoni celularë apo ndonjë pajisje tjetër”, tha Spasovski.

Sipas tij, duhet tërë rasti të pastrohet për shkak se nuk duhet të ketë keqpërdorim të incizimit dhe shkeljes së privatësisë.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për ndryshime të mundshme të kuadrove në MPB, ministri tha se ndryshimet kanë nisur prej kur ka ardhur dhe se do të vazhdojnë.

Secili i punësuar që nuk jep rezultate të kënaqshme, shton Spasovski, pa dallim nëse bëhet fjalë për zyrtarë në MPB-së apo në SPB dhe në stacionet policire, do t’i nënshtrohet ndryshimeve. .