Stadiumi i FC Shkupi bëhet me tribun të re (foto)

Stadiumi i Çairit i klubit futbollistik “Shkupi” bëhet me tribun të re.

Këtë sot nëpërmjet FB e njoftoi kryetari i komunës Çair Visar Ganiu, duke i njoftuar qytetarët e Çairit se projektet e premtuarar po realizhoen.

Ja postimi i Kryetarit të Komunës Çair, Visar Ganiu.
Me kënaqësinë më të madhe njoftoj qytetarët e Çairit se projekti për ndërtimin e tribunës së re të premtuar të stadiumit të K.F. Shkupi i përpiluar në partneritet në mes Komunës së Çairit dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë është miratuar nga ana e Federatës së Futbollit Evropian – UEFA.

Shprehim faleminderimin tonë ndaj Kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë z. Muamed Sejdini me të cilin bashkërisht dorëzuam aplikimin në UEFA.

Drejt realizimit të premtimeve të dhëna.