Statistikat e Ronaldos për Juventusin deri tani: Golat, asistet dhe rezultatet

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, u transferua në Juventusit me reputacionin si njëri ndër golashënuesit më të mirë të të gjitha kohëve në futboll. Për shkak të reputacionet të tij, pritshmërite e tifozëve të Juventusit ishim mjaft të larta.

Kampioni italian i shpenzoi 112 milionë euro për 33-vjeçarin për një numër të madh arsyesh, si gjasat më të mira për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve dhe numrin e madh të golave.

Rekordet e Ronaldos përgjatë karrierës së tij kanë qenë mjaft epike dhe para se ai të transferohej në Juventus, kishte arritur t’i shënonte 658 gola në 915 ndeshje, prej të cilave 450 gola në 438 ndeshje për Real Madridin.

Ylli portugez e ka fituar Këpucën e Artë të Evropës katër herë dhe ka qenë golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve në plot shtatë raste. Për shkak të këtyre rekordeve, mbi Ronaldon ka shumë presion që ta vazhdojë këtë formë edhe në Itali.

Kur Ronaldo nuk arriti të shënojë gol qysh në ndeshjet e para të Serisë A, ai u përball me shumë kritika dhe dyshim nëse do të arrinte ta dëshmonte veten në futbollin italian. Portugezit iu nevojiten katër ndeshje, ose 320 minuta, për ta shënuar golin e tij të parë për Juventusin, në ndeshjen kundër Sassuolos, që Juventusi e fitoi me rezultat 2-1.

Edhe debutimi i Ronaldos në Ligën e Kampionëve për Juventusit nuk përfundoi mirë, pasi që në ndeshjen kundër Valencias, portugezi u ndëshkua me karton të kuq. Megjithatë, menjëherë pas kësaj ndeshje, Ronaldo kishte arritur ta shënonte golin e fitores kundër Frosinones.

33-vjeçari e shënoi golin e parë në Ligën e Kampionëve për Juventusit më 7 nëntor, kundër Manchester Unitedit. Megjithatë, ky gol rezultoi të mos jetë edhe aq i rëndësishëm pasi që anglezët e fituan atë ndeshje me rezultat 2-1.

Goli i 14-të i Ronaldos në Serie A erdhi në fund të dhjetorit, kundër Sampdorias. Ky gol e bëri Ronaldon golashënuesin më të mirë portugez në ligën italiane, që nga koha e Rui Barros.

Ndeshjet dhe statistikat e Ronaldos për Juventusin: