STOLTENBERG: Serbia dhe Kosova të marrin shembull Marrëveshjen e Prespës

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp mes shefit të Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg dhe Kryeministrit Zaev, gjatë pyetjeve të gazetarëve se sa të sigurta janë vendet e Ballkanit që nuk bëjnë pjesë në NATO, si për shembull rasti i Kosovës, Stoltenberg tha se NATO-ja është prezent në Kosovë nëpërmjet misionit të KFOR-it dhe se NATO-ja është aty për të dhënë garanci, paqe dhe mbrojtje për të gjitha komunitetet në Kosovë, po ashtu edhe të serbëve atje.

Por, ai theksoi se Kosova ka nevojë më shumë për një zgjidhje politike mes saj dhe Serbisë dhe një mbështetje për dialog që dialogu i ngelur mes Prishtinës dhe Beogradit të rifilloj sërish.

“Kosova dhe Serbia duhet të marrin si shembull Marrëveshjen historike të Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, por jo për të harruar të shkuarën por për të shkuar përpara ashtu siç po shkon Maqedonia e Veriut dhe le të ngelet ky shembull si një model për vendet e tjera për të ecur përpara”, theksoi Stoltenberg.