Stop Diskriminimit Të Shqiptarëve Në Serbi!

Integrimi i shqiptarëve si komb në bashkësinë evropiane, pavarësisht emrit të shtetit ku ata jetojnënuk duhet të kryhet në kurriz të shqiptarëve autoktonë të Serbisë. Presidenti i Kosovës që poudhëheq negociatat mes Kosovës dhe Serbisë lind e domosdoshme të ketë në fokus të punës së tij edhe mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të bashkësisë shqiptare në Serbi, të cilët vijojnë të pësojnë dhe të jetojnë pasojat e dëmshme të marrëveshjeve të deritanishme të realizuara mes Kosovës dhe Serbisë.Fakt është që marrëveshjet e arritura deri me sot mes dy palëve janë zbatuar në njëanshmëri. Zell imadh dhe nxitim i kahershëm shfaqet në zbatimin e elementëve që dëmtojnë dhe diskriminojnë shqiptarët në Serbi, ndërsa për mbrojtjen e të drejtave të tyre marrëveshjet nuk janë zbatuar akoma nga pala serbe dhe nuk dihet nëse do të zbatohen apo jo. Shkeljet më flagrante ndaj shqiptarëve në Serbi lidhen drejtpërdrejtë me mohimin e të drejtave bazike të tyre. Sikurse të mos mjaftonin format e shumta diskriminuese vetëm për shqiptarët përmes pasivizimit të adresave të vendqëndrimeve, privimit nga dokumentacioni identifikues, apo mohimit të të drejtës për pjesëmarreje në shit/blerjen e pronave publike, pala serbe po ushtron presion të V azhdueshëm dhe në formë represive edhe përmes izolimit të popullatës shqiptare që banon nëtrojet e tyre autoktone në Serbi, duke i shtrënguar dhe detyruar të shpërngulen. Një nga format klasike të izolimit që po zbatohet gjerësisht është pengimi i anëtarëve të familjeve shqiptare që banojnë jashtë Serbisë, që të udhëtojnë lirshëm në vendlindjet e tyre në Medvegjë, Bujanoc apo Preshevë.Po mbyllet dekada e dytë nga lufta e fundit në këto troje, periudhë e cila lidhet drejtpërdrejtë meshpërnguljen më të madhe të shqiptareve nga trevat e tyre në Serbi. Fëmijët e atëhershëm tëmoshave 5 deri në 15 vjeç, sot janë 20 vite më të rritur dhe mbi 90% e kësaj gjenerate jeton jashtëvendlindjeve së tyre. Tashmë shumë prej tyre kanë krijuar familje në vende të ndryshme të botës dhe evidentohen shumë raste të martesave me shtetas të huaj apo me shtetësi shqiptare.Sot, kur këto familje të reja dhe të përziera që kërkojnë të vizitojnë të afërmit e tyre në Serbipërballen me një problematikë dhe diskriminim të ri. Me trevat shqiptare në Serbi, aeroporti iPrishtinës ka afërsinë më të madh, ndaj natyrshëm që këto familje përdorin këtë aeroport për të ardhur në vendlindjen e të parëve të tyre, por ja që marrëveshjet për “ lëvizjen e lirë” e lë jashtë këtë kategori popullate. Po! E lë jashtë! Sepse duke qenë se së paku njëri nga anëtarët e këtyre familjeve është shtetas i huaj (jo shtetas serb), atij automatikisht i refuzohet hyrja në Serbi nga kufiri lindor iKosovës, dhe kështu e tërë familja detyrohet të kthehet mbrapa në Prishtinë dhe të zgjedhë për tëshkuar në trojet shqiptare në Serbi, përmes rrugës Prishtinë – Shkup – Kumanovë ose Prishtinë –Podujevë – Kurshumli – Leskovc.Ky lloj kufizimi prek edhe kategorinë e të huajve që vijnë për biznes në pjesën jugore të Serbisë,banuar kryesisht me shqiptarë. Si nuk qenka diskriminuese kjo marrëveshje kur të njëjtët kategori udhëtarësh të sipërcituar munden të udhëtojnë lirshëm drejt Serbisë nëse nga aeroporti i Prishtinëshyjnë në Serbi nga kufiri verior i Kosovës, por nuk lejohen të udhëtojnë nga kufiri lindor i Kosovës.Dhe ky diskriminim ndodh sepse Kosova në lindje kufizohet me shqiptarë autoktonë, ndërsa nëkufijtë veriorë të Kosovës nuk ka shqiptarë.Ndaj lind domosdoshmëri që Qeveria e Kosovës në raste të tilla të aplikojë reciprocitet dhe nuk duhet të qëndrojë aleate me Qeverinë e Serbisë në vazhdimin e diskriminimit të shqiptarëve nëSerbi. Kufijtë e Kosovës si në Veri dhe në Lindje duhet të trajtohen njësoj dhe me të njëjta të drejta.Ndaj duhet t’i bëhet stop diskriminimit poshtërues që ju bëhet shqiptarëve në Serbi dhe Qeveria e Kosovës ka rol themelor për frenimin dhe ndalimin e të gjitha formave të diskriminimit ndajpopullatës autoktone shqiptare në Serbi. Mungesat e thella të infrastrukturës rrugore, ajrore dhe hekurudhore, shkeljet flagrante të të drejtavetë shqiptarëve dhe pengesat e vazhdueshme që ju bëhen investitorëve të huaj për investime, janë tregues të dukshëm që trojet autoktone shqiptare në jug të Serbisë nuk janë të zhvilluara ekonomikisht.