Struga dhe Ohri numërojnë dëmet nga stuhia e mbrëmshme

Pas stuhisë së mbrëmshme që preku Strugën dhe Ohrin , kështu paraqitet situata mëngjesin e sotëm në Strugë.

Momentalisht janë hapur portat e liqenit dhe po lëshohen 22 metra kub ujë në sekondë në lumin Drin. Nga ELEM-i thonë se situata e shkarkimit të ujit është nën kontroll dhe nuk përbën rrezik. Cikloni Aleksej mbrëmjen e djeshme shkaktoj shumë dëme në këto dy qytete. Në Ohër u përmbytën rrugët dhe trotuaret, kurse në qytetin e Strugës u përmbytën Plazhi i Meshkujve, një pjesë e parkut të qytetit dhe porti i improvizuar i qytetit bashkë me shëtitoren.

Loading...