Sulm terrorist në Aleksandri, dy të vdekur

Një shpërthim në qytetin bregdetar të Aleksandrisë ka vrarë të paktën dy persona, duke përfshirë një polic, në atë që zyrtarët e quajtën një përpjekje për vrasjen e shefit të sigurisë të qytetit.Shpërthimi ndodhi pranë hotelit Tolip të shtunën në lagjen Rushdi, në qytetin e dytë më të madh të Egjiptit, pranë autokolonës së gjeneralmajor Mostafa al-Nemr, kreu i sigurisë në Aleksandri, tha një burim egjiptian i sigurisë për Al Jazeera.Makina bombë kishte si shënjestër autokolonën, tha një burim.
Agjencia shtetërore e lajmeve MENA citon al-Nemr të thotë se dy persona, një polic dhe një shofer, u vranë nga shpërthim.Ministria e Brendshme egjiptiane tha se sulmi ishte një përpjekje për vrasjen kundër al-Nemr.Ish-zëvendës ministri i brendshëm Rafiq Habib i tha Al Jazeera se dyshon se autorët i përkasin një “grupi ekstremist”, ndonëse asgjë nuk është konfirmuar ende.
“Shpërthimi ka ndodhur pak para zgjedhjeve presidenciale, që tregon se objektivi i tij, ishte për të mbjellë frikë midis votuesve”, tha Habib.“Unë nuk besoj se sulmi do të ketë ndonjë ndikim në zgjedhje. Jam i sigurt se do të ketë pjesëmarrje të lartë në zgjedhje”, shtoi ai.

Loading...