SuperShqipëria, nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria e ka mposhtur më rezultat 1-0, Izraelin në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve. Të vetmin gol në këtë ndeshje e shënoi Taulant Xhaka në minutën e 56’të te takimit. Shqipëria bëri një lojë të mirë sonte në Elbasan Arena
Shqipëria ka luajtur një ndeshje të mençur dhe e ka kontrolluar gjithë atë që nga fillimi deri në fund të saj, edhe pse disa herë Izraeli ishte afër për të shënuar por Strakosha kishte meritën e tij kryesore që ata nuk pësuan gol.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, më Izrealin që pati disa mundësi shënimi por që nuk arriti që të kaloi në epërsi.

Ishte portieri i Lazios, Strakosha ai i cili arriti që të mbante portën të paprekur.

Por, këtu nuk bën që të harrojmë as Shqipërinë ku Guri disa herë u gjet në pozitë të mirë për të shënuar gol.

Në pjesën e dytë Shqipëria e mori në kontroll lojën.

Kjo tregon se pas 11 minutave lojë të pjesës së dytë, Taulant Xhaka lëshon një predhë me këmbën e majtë, duke kaluar Kuqezinjtë në epërsi.

Komentet

komentet