“Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, kërkojnë asfaltimin e rrugës në tersi, thirrje autoriteteve të asfaltojnë edhe

Rruga Tetovë-Kodra e Diellit, punimet e së cilës filluan në muajin maj, tashmë në kilometrin e fundit punimet janë ndërprerë. Nga iniciativa “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, iu bënë thirrje autoriteteve gjegjësisht Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe kryetares së Komunës së Tetovës, që kilometrin e fundit që lidhë pjesën me vilat dhe restorantet të mos e lënë pa asfaltuar pasi që ky kilometër është shumë i rëndësishëm për të gjithë vizitorët dhe turistët. Hamdi Sulejmani nga iniciativa “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, kërkon nga komuna e Tetovës që të angazhohet drejt përfundimit të kilometrit të fundit.

“Rruga ka ngelur në gjysmë, kompania e cila bënë realizimin i ka ndërprerë të gjitha punimet sipas rregullativave dhe direktivave që vinë nga pushteti qendror. Kërkojmë edhe një herë nga ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe nga kryetarja e Komunës së Tetovës që të angazhohet drejt përfundimit të 1 kilometrit të fundit e cila do të lehtësonte shumë për të gjithë vizitorët dhe turistët që do të vizitojnë Kodrën e Diellit”, tha Hamdi Sulejmani nga iniciativa “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit”.