Tahiri mbledh krerët e gjyqësorit në takim të mbyllur

Në Pallatin e Drejtësisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u mbajtur një takim në mes të ministrit të Drejtësisë Abelard Tahiri dhe kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë Aferdita Bytyçit, kryesuesit të KGJK-së Nehat Idrizi, si dhe kryetarit të Gjykatës Supreme Enver Peci.

Të pranishëm në takim janë edhe disa gjyqtarë të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Takimi është i mbyllur për mediat, ndonëse pas takimit, Ministri Abelard Tahiri tha se do të prononcohet për mediat.

Ky takim vije një ditë pasi Kosovës iu dha rekomandimi pozitiv për liberalizimin e Vizave.

Kujtojmë se si kush për liberalizimin e vizave janë dhjetëra procese gjyqësore si raste të shënjestruara.

Loading...