Tahiri uron socialistët e thjeshtë: Ne të tjerët kemi gabuar

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar për 28-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste.

Pas shumë kohësh në qetësi Tahiri është rikthyer në rrjetet sociale, teksa në këtë ditë të veçantë uron socialistët e thjeshtë.

Ish-ministri i Brendshëm, thotë se ata kurrë nuk e kanë humbur besimin ndërsa politikanët e tjerë përfshirë dhe vetë atë edhe kanë gabuar.

Nga PS në këtë ditë nuk ka pasur festime, por të gjithë me kryeministrin Edi Rama, janë të shpërndarë në Shqipëri për të vazhduar fushatën për zgjedhjet lokale./ Opinion.al E.Xh.