Takim Gashi- Thaçi, vendosen urat e komunikimit

kryetari i Lëvizjes BESA- (krahu i Shkupit) Afrim Gashi sot realizoi takim me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi, në selinë e PDSH-së në Tetovë.

Gashi ka qenë i shoqëruar nga Sulejman Hodai kryetar i degës së Tetovës dhe Bejtullah Demiri ish anëtar i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, ndërsa u pritën nga kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, njofton Medial.mk.

“Qëllimi i takimit ka qenë që të vendoset komunikim normal dhe konstruktiv, që është një parakusht edhe për realizimin e interesit të përgjithshëm kombëtar. Në takim është konstatuar se viti 2018 është një vit i rëndësishëm për vendin, sepse ky duhet të jetë viti i kthesës, andaj të dy kryetarët kanë konstatuar se pavarësisht dallimeve politike që mbeten mes subjekteve politike shqiptare, për shqiptarët e Maqedonisë anëtarësimi në NATO është një detyrim, për të cilin duhet të angazhohen të gjithë njësoj. Takime të këtilla kryetari Gashi në ditët në vijim do të realizojë edhe me kryetarët e partive të tjera politike në vend”, thuhet në komunikatën e BESËS.

Loading...