Takimi Trump – Kim Jong-un do të zhvillohet vetëm nëse Pheniani mban premtimet e tij

Marrë nga Huffington Post

Përktheu : Dr. Diana Skrapari për shigjeta.net

Pedagoge e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë

Uashingtoni dhe Pekini kanë kushtëzuar të premten (9 mars) një samit historik midis Donald Trump dhe Kim Jong-un për të përmbushur premtimin e Koresë së Veriut për “tu denuklearizuar plotësisht” gadishullin Korean dhe t’i japë fund testeve të armëve bërthamore dhe balistike. Në mbrëmje, presidenti amerikan tha në Twitter se “një marrëveshje me Korenë e Veriut është në të vërtetë në përgatitje dhe nëse do të përfundohet, një marrëveshje shumë e mirë për botën”. Data dhe vendi duhet të përcaktohen “.

Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij amerikan “premtuan të bëjnë presion dhe mbajnë sanksione derisa Koreja e Veriut të marrë vendime drejt një denuklearizimi të plotë, të verifikueshme dhe të pakthyeshme”, tha Shtëpia e Bardhë në përmbledhjen e saj të shkëmbimit telefonik midis dy udhëheqësve.

Strategjia e izolimit të Phenianit “punon”

Themeluar nga administrata Trump me sanksione shumë të ashpra ekonomike, strategjia e izolimit e Koresë së Veriut “punon”, tha nënpresidenti i SHBA-ve më parë gjatë ditës. Mike Pence tha se sanksionet do të mbahen “derisa Koreja e Veriut të marrë masa konkrete, të përhershme dhe të verifikueshme për t’i dhënë fund programit të saj bërthamor”.

Shpejtësia me të cilën Donald Trump pranoi ofertën e liderit të Koresë së Veriut, të bërë të enjten nëpërmjet një zyrtari të lartë të Koresë së Jugut, i cili sapo kishte takuar Kim Jong-un, ka befasuar kreun e diplomacisë Rex Tillerson, që udhëtonte në Afrikë. “Tani duhet të pajtohemi për kohën e takimit të tyre të parë dhe do të duhen javë para se gjithçka të zgjidhet”, tha Rex Tillerson nga Xhibuti.

Asnjë detaj nuk është filtruar në atë që do të ishte samiti i parë midis një presidenti të SHBA-ve në detyrë dhe një udhëheqësi të Koresë së Veriut, të udhëhequr me një grusht hekuri nga dinastia Kim që nga ndërprerja e armiqësive në gadishullin në vitin 1953. Takimi pritet të bëhet “deri në maj”, sipas Chung Eui-yong, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të Koresë së Jugut. Vendi dhe modalitetet mbeten për t’u përcaktuar.

Njoftimi spektakolar i një samiti – kur dy udhëheqësit përsëri krahasuan kohët e fundit me madhësinë e “butonave bërthamorë” të tyre – u përshëndetën me kujdes nga Bashkimi Evropian në Kinë. Aleanca e vetme e peshës së Phenianit, por e mbajtur në margjinat e këtij njoftimi historik, Xi Jinping vlerësoi “qëllimet pozitive”. Presidenti kinez i ka bërë thirrje të dy palëve të përmbahen nga “çdo veprim” që mund të “shqetësojë probleme aktuale”, sipas agjencisë China New.

Moska ka folur për “një hap në drejtimin e duhur”, ndërsa Brukseli sheh “një zhvillim pozitiv” dhe kancelarja gjermane Angela Merkel flet për “një ndriçim shprese”. Presidenti francez Emmanuel Macron gjithashtu foli me homologun e tij amerikan duke u lutur, me telefon, për një “dialog të hapur”. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka kërkuar që ky njoftim të çojë në “përparim konkret” për çështjen bërthamore dhe një rifillim të mundshëm të inspektimeve në Korenë e Veriut.

Duke jetuar nën kërcënimin e drejtpërdrejtë të fuqisë goditëse të Phenianit, kryeministri japonez Shinzo Abe ka thënë, duke theksuar se nuk kishte “asnjë ndryshim të politikës” dhe tha se ai priste “hapa konkrete për denuklearizimin”. Ndër reagimet e shumta, një nga më të pazakontat erdhi nga ish ylli i basketbollit amerikan Dennis Rodman, deri në këtë javë i vetmi njeri që e kishte takuar Trump dhe Kim, sipas Ëashington Post. “Një respekt i madh ndaj Presidentit Trump dhe Marshallit Kim Jong-un për takimin e tyre të ardhshëm historik,” ai shkroi në Twitter./Shigjeta.net