Takohen Vuçiq e Putin, Kosova temë kryesore e takimit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua sot në Pekin me presidentin rus Vladimir Putin dhe tema kryesore e bisedimeve ishte Kosova.

Raportohet se Vuçiq i ka thënë Putinit se nuk i kupton lëvizjet e pabesueshme të Prishtinës dy presidentët kanë diskutuar edhe për takimin e ardhshëm në Berlin.

Putin nga ana e tij i ka thënë Vuçiq se Rusia vëzhgon nga afër situatën në Kosovë dhe se e mbështet Serbinë.

Putin ka shtuar se është i kënaqur me rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe e falënderoi për mikpritjen që iu bë në Beograd.