“Tangat” 500 euro të gazetares së Sitelit dalin në Ankand Publik (FOTO)

Gjykata Themelore Shkupi 1 sot ka publikaur vendimin gjyqësor për rastin “Tifani” për dënimin me kusht të redaktores përgjegjëse të TV Sitelit, Ivona Talevski. Por ajo që bie në sy në këtë vendim janë brekët tanga të saj, që kanë kushtuar 500 euro. Sipas komunikatës së gjyqit, në aktvendimin gjyqësor shkruan se “personit I.T i konfiskohen edhe brekët prej 500 eurove dhe jepen në ankand publik”. Gjykata dje dënoi Talevskën me kusht për fshehje tatimi, pasi që gazetarja pranoi veprën. Ajo gjithashtu duhet të kthejë TVSH-në në vlerë prej 16 mijë eurove.