Të ardhurat totale për fushatën zgjedhore të kandidatit Blerim Reka janë rreth 18.000 euro

Të ardhurat totale për fushatën zgjedhore të kandidatit presidencial, Blerim Reka, për periudhën prej 26 marsit deri më 10 prill, arrijnë në 1,104,500 denarë ose të paktën 18,000 euro, sipas raportit financiar të paraqitur në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Sipas raportit, asnjë person fizik nuk ka dhuruar para për fushatën zgjedhore të Rekës. Donatorët në fushatë janë Besa dhe A/A Tetovë.

Të dhëna për të ardhurat për fushatën zgjedhore në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka për kandidatët presidencial Blerim Reka dhe Stevo Pendarovski, ndërkaq nuk ka të dhëna për Gordana Siljanovska-Davkova.