Të dyshuar për vrasje dhe rrëmbim – Kush janë dy malazezët e arrestuar dje në Prishtinë?

Dy shtetas të Malit të Zi, një i Serbisë dhe një shtetase e Republikës së Kosovës pritet të dalin sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së sigurisë.

Kjo është konfirmuar mbrëmë edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Aksioni ka rezultuar me ndalimin e katër personave të dyshuar, tre shtetas të huaj dhe një kosovar. Veprimet e mëtejshme janë në process nga autoritetet për kompletim”, tha Hoxha.

Prej katër të arrestuarve, dy kanë qenë nga Mali i Zi shkruan Vijesti.me

Gazeta e njohur malazeze ka zbuluar se të arrestuar janë Mari Milosheviq dhe Djorgje Paviçeviq.

Mario Millosheviq ishte i arrestuar për një vrasje në Cetinje të Malit të Zi.

Kurse Gjorgje Paviçeviq ishte i akuzuar për veprën penale rrëmbim dhe zhvatje, në një rast që kishte ndodhur në vitin 2015 në Kotor. I njëjti kishte ikur nga spitali ku po e vuante dënimin.

Një dëshmitar i gazetës malazeze Vijesti ka thënë se në banesën e të dyshuarve është gjetur armë dhe drogë.

“Gjatë arrestimit M.M ishte i armatosur ndërsa u gjetën armë dhe drogë”, ka thënë një burim.

Dyshohet se Mario Millosheviq kishte kryer edhe vrasje të tjera në Mal të Zi si pasojë e një konflikti mes grupeve të armatosura, të cilat vazhdojnë të jenë objekt hetimi nga Policia e Malit të Zi. /Lajmi.net/