Të gjitha shenjat paralajmëruese të kancerit të qafës së mitrës

Depistimi, ose kontrolli për kancerin e qafës së mitrës është testimi për të kapur fazat parakanceroze dhe kancerin te gratë, të cilat akoma nuk kanë simptoma dhe mund të ndihen të shëndetshme, duke siguruar kështu mundësi që edhe trajtimi që duhet të ndjekin më pas të sigurojë mundësi më të mira në shërim.

Ndaj sa më herët që të bëhen kontrollet, aq më të larta janë edhe shanset për të shmangur rrezikshmërinë dhe ndërlikimet që kjo sëmundje mbart. “Çdo grua mund të jetë në rrezik për kancer të qafës së mitrës, por një femër është më e rrezikuar për t’u prekur nëse: ka filluar herët marrëdhënien e parë seksuale, ka partnerë seksual të shumtë, ka partnerë të cilët kanë apo kanë pasur shumë partnere seksuale, ka apo ka pasur një infeksion seksualisht të transmetueshëm, përdor në mënyrë abuzive duhanin apo ka imunitet të ulët”, vënë në dukje ekspertët e shëndetit publik në lidhje me kategoritë që rrezikojnë më tepër për t’u prekur nga kjo sëmundje.

10 simptomat dalluese ta kancerit të qafës së mitrës

-Perioda më të bollshme dhe të zgjatura.

-Gjakderdhje vaginale jo normale midis cikleve menstruale.

-Sekrecione vaginale jonormale.

-Gjakderdhje vaginale pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale.

-Dhimbje gjatë kontaktit seksual.

-Dhimbje gjatë urinimit.

-Parehati vaginale.

-Dhimbje mesi.

-Dhimbje në fund të barkut.

-Lodhje, humbje oreksi, humbje në peshë.