“Të ndërpriten urgjentisht kërcënimet ndaj administratorëve nga njerëzit e Taravarit”

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Gostivar kërkon urgjentisht ndërprerjen e kërcënimeve që bëhen ndaj administratorëve të Komunës së Gostivarit nga ana e njerëzve të Arben Taravarit.

“Krahas sulmit verbal ndaj këshilltarëve komunalë nga militantë dhe ushtarë partiakë të partisë së Kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, të njëjtit njerëz kanë vazhduar të kërcënojnë edhe administratorët komunalë. Sulmet e tilla verbale vijnë pas miratimit të buxhetit të Komunës së Gostivarit nga ana e Këshillit komunal. Sjellet e tilla tregojnë qartë formën e qeverisjes së Arben Taravarit me Pushtetin Lokal në Gostivar. Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar denoncon publikisht kërcënimet e tilla dhe njofton opinionin publik që për rastet në fjalë do të njoftohen të gjitha institucionet dhe përfaqësitë diplomatike në vendin tonë”, kanë thënë nga BDI- dega e Gostivarit.

Loading...