Të shtëna armësh në kryeqytet, alarmohet policia

Një tentim vrasje ka ndodhur rreth orës 23:00 në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Dëshmitarët e rastit kanë dërguar video në Indekonline ku sipas tyre janë dëgjuar të shtëna armësh në drejtim të një apo më shumë personave.

Siç shihet edhe në video, në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës të cilat po merren me trajtimin e rastit.

Indeksonline ka tentuar të marr informacione nga zyrtarët për informim në Policinë e Kosovës, mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur.