Të shtëna me armë në dasmë, 2 të plagosur nga rikoshetat e plumbave

Rikoshetat e plumbave në një dasmë kanë shkaktuar 2 të plagosur në Tetovë. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, dhe sipas burimeve të ALSAT, njëri prej të plagosurve është dërguar në spital në Shkup, më rëndë, ndërsa një tjetër në Tetovë, me plagë më të lehta. Policia ka mbërritur menjëherë  në vendngjarje dhe po heton rastin.