Televizioni gjerman e ngatërron Zaevin me Ivanovin (Foto)

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Gjermani ku ka realizuar takime me kreun shtetëror, mes tjerash edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel, njofton Telegrafi Maqedoni.

Mirëpo ajo që ra në sy të publikut gjatë konferencës së përbashkët mes Zaevit dhe Merkelit, ishte në transmetimin e drejtpërdrejtë të televizioni gjerman “RT Deutsch”, i cili ka bërë gafë duke ngatërruar kryeministrin me presidentin e Maqedonisë.

Në likun e konferencës e cila transmetohej në rrjetin Youtube, në mbishkrim qëndronte “LIVE: Kancelarja Merkel dhe presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në konferencë për shtyp”.

Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga televizioni, ndërsa mbishkrimi akoma qëndron në Youtube./Telegrafi/

Loading...