Tenistja humbi vetëdijen gjatë ndeshjes (VIDEO)

Tenistja gjermane Andrea Petkovic, gjat përballjes me rumunen Irina Begu, humbi vetëdijen dhe u largua nga loja. Në momentin kur e dorëzoi takimin Petkovic, kishte një epërsi minimale prej 1:0 në seta, ndërsa setin e dytë rezultati ishte 4:3 në të mirë të rumunes. Ndihma mjekësore iu tregua në terren, ndërsa Petkovic, nuk ishte në gjendje ta vazhdojë takimin. Gjatë zhvillimit të kësaj ndeshje temperatura ishte 33 gradë celsius.