Tensione në Komisionin për çështje evropiane, vazhdon debati për Kodin Zgjedhor

Tensione në Komisionin për çështje evropiane, vazhdon debati për Kodin Zgjedhor
Me reagime të ashpra, fyerje të ndërsjellta dhe pushimet të shumta, po zhvillohet debati për ndryshimin e amendamenteve të Kodit Zgjedhor të paraqitur nga OBRM-PDUKM. Para se të japë një pushim, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi hyri në një konflikt verbal me deputeten Slagjana Mitovska nga OBRM-PDUKM, e cila vendosi një flamur evropian në foltore dhe kërkoi shpjegimin e amendamenteve. Kur i kaloi koha e të folurit, Grubi i tha asaj të kthehej në vend, ndërsa ajo i kërkoi që ta fikte mikrofonin.Në pyetjen e Grubit, se sa kohë i duhet për t’i dhënë fund diskutimit, ajo u përgjigj: “Deri sa të përfundoj.”

Grubi pastaj vazhdoi t’i lexoi emrat e deputetëve që kërkonin fjalën, ndërsa deputetja qëndronte në foltore. Grubi përsëri iu drejtua asaj, duke i thënë, “Faleminderit, keni mbaruar me diskutimin”, pas së cilës anëtarët e partisë së saj filluan të mërmërisnin dhe e hidhnin fjalë nga vendi.