Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Një tërmet me intensitet prej 2.8 ballësh sipas Rihterit sot në mëngjes në orën 03 e 11 minuta është ndjerë nga popullata në Dojran në Gjevgjeli dhe në rrethinë.

“Epiqendra e tëmetit ndodhet 150 kilometra në juglindje të Shkupit dhe e ka origjinën nga rajoni epiqëndror i Dojranit. Magnituda e tij e Rihterit arrin 2.8 ndërsa u ndje nga popullata e Dojranit Gjevgjelisë dhe rrethina me intensitet prej 3 ballësh sipas Shkallës Evropiane Makrosizmike” njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup.