Terroristët “paralizojnë” Londrën, gjenden bomba në pika kyçe të qytetit

Tre bomba janë sekuestruar sot në disa pika kyçe në Londër, ndërsa njësitë speciale të Policisë Metropolitane janë përqendruar në aeroportin e “Heathrow”, “London City Airport” dhe stacionin hekurudhor “London Waterloo”.

Një hetim për një sulm terrorist ka nisur pasi janë gjetur tre zarfe-bombë të përshkruara si “qese postare të bardha A4”, me secilën prej tyre të aftë për të “shpërthyer në fjalë, në rast hapje”.

Scotland Yard tha se oficerët po i trajtojnë incidentet si të lidhura me njëra-tjetrën dhe po hetojnë për të zbuluar autorët, ndërsa raportohet se askush nuk është plagosur.

Policia zbuloi pajisjen e parë në orën 9:55 në Qendrën Compass pranë Heathrow, pastaj në orën 11:40 u gjet një bombë në Waterloo Station dhe në 12:10 një pajisje e ngjashme u zbulua në City Aviation House, afër London City Airport.

Në një deklaratë, Scotland Yard tha: “Komanda e Policisë ka nisur një hetim pasi tre pako të dyshimta u gjetën në ndërtesat në Londër.

Pakot – të gjitha çanta postare të bardha me madhësi A4, që përmbajnë material të verdhë, janë vlerësuar nga oficerë specialistë si pajisje të vogla shpërthyese të improvizuara.

Këto pajisje, në këtë fazë të hershme të hetimit, duken të afta të ndezin një zjarr fillimisht të vogël kur hapen”.