Tetovë/ vidhet vetura 50 mijë euro

 

40 vjeçari me iniciale A.O nga Tetova, mbrëmë rreth orës 19.50 minuta ka denoncuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën “Land Rover”, me targa të Tetovës, pronë e babait të tij. Sipas policisë, para se ti vidhet vetura, ai është ndalur në një barnatore në rrugën “Bllagoja Toska”, në Tetovë, ka dalë dhe kur është kthyer – vetura nuk ka qenë në atë vend ku ka patur edhe dokumente personale. Vetura është përllogaritur në vlerë prej 50 mijë euro. Janë marrë masa për zbardhjen e plotë të rastit. (koha.mk)