Teuta e Durrësit mund Kozhuvin në Ligën Ballkanike

Skuadra e Teutës në basketboll për meshkuj ka fituar 79-70 ndaj Kozhuvit në përballjen e vlefshme për Ligën Ballkanike. Për Teutën ky është suksesi i shtatë në Ligën Ballkanike, ku ka edhe 3 humbje. Pjesa e parëu mbylll me reziltat 24-19, ndërsa në vazhdim mysafirët nga Gjevgjelia arrijnë në disa raste të barazojnë shifrat (61-61), mirëpo falë Uilsonit që shënoi 20 pikë, Hysenagollit me 16 pikë e 13 rebound dhe Laskut me 10 pikë, ekipi durrsak arrin të shkëputet sërish në minutën e fundit, duke triumfuar 79-70. Pas këtij triumfi, i katërti radhazi , Teuta ngjitet në kuotën e 17 pikëve, duke udhëhequr provizorisht këtë turne, në pritje të rezultateve të ekipeve të tjera (sfida e radhës për Teutën më 6 shkurt, ndaj Blokotehna).