Thaçi: Ditë e madhe për Kosovën, besojmë se vizat do të hiqen gjatë këtij viti

Delegacioni i Kosovës që ka qenë në Bruksel ka arritur në Prishtinë, ku kanë mbajtur edhe një konferencë për media.
I lumtur me rekomandimin pozitiv për vizat është shprehur presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Thaçi ka deklaruar se sot është ditë e madhe për Kosovën, duke theksuar se Kosova do të punojë për anëtarësim në BE dhe NATO, raporton lajmi.net.

“Ajo që dua të theksoj në fillim është se sot është ditë e madhe për Kosovën. Është vendim i vonuar por kjo është rezultat i përpjekjeve që kanë bërë institucionet e vendit. Parlamenti, qeveria. Të gjithë kemi punuar për drejtimin e vendit në BE,do të punojmë që të jemi pjesë e NATO-s dhe BE-së”, ka thënë presidenti.

Ai është shprehur optimist se deri në fundin e vitit, kosovarët do të mund të lëvizin lirshëm.

“Duhet të ndihet mirë qdo qytetar i Kosovës, activist politik, deputetë që ka investuar për këtë të arritur historike. Dëshiroj të theksoj që ne kemi besim se gjithë ky proces do të përmbyllet gjatë këtij viti. Natyrisht që mbetet për të punuar më shpejt në Parlamentin Evropian”, tha Thaçi.

Ai foli edhe për dialogun, ku theksoi se Kosova është e angazhuar për arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Thaçi edhe një herë bëri thirrje që Kosova të shkojë e bashkuar në dialog.

Loading...