Thaçi: Kosova do të jetë unike në Bruksel si në përfaqësim ashtu edhe në qëndrimet politike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me udhëheqësit institucionalë dhe liderët politikë të partive politike parlamentare, kanë takuar përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Në këtë takim, Thaçi thotë të kenë rikonfirmuar përkushtimin për dinamizmin e fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme.

“Bashkë me udhëheqësit institucionalë dhe liderët politikë të partive politike parlamentare, që janë pjesë e koalicionit qeverisës, takuam përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Në këtë takim rikonfirmuam përkushtimin tonë për dinamizmin e fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme.

Kjo do të t’i hapë rrugë njohjes së Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimit të Kosovës në strukturat euroatlanike. Kosova edhe në takimet e radhës do të jetë unike si në përfaqësim ashtu edhe në qëndrimet politike. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Loading...