Thaçi: Nuk do të lejoj veto për formimin e Ushtrisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka zbutur qëndrimet e tij rreth ushtrisë. Tash thotë se transformimi i Forcave të Armatosura të Kosovës do të ndodhë sipas Kushtetutës së vendit. Ai këto komente i bëri në kuadër të manifestimit të përgjithshëm për “Epopenë e UÇK-së”, ku Forca e Sigurisë së Kosovës po organizon ceremoninë për manifestim në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë.

Por, kreu i shtetit i cili vitin e kaluar u shpreh i bindur se ushtria do të formohej, nëse jo përmes Kushtetutës, atëherë përmes ligjit, tash ndonëse nuk jep datë, e thekson se FSK-ja do të bëhej në koordinim me NATO-n e KFOR-in.

“Ne dëshirojmë që forcat e armatosura të transformohen me ndryshime kushtetuese. Por nuk do të lejojmë askënd që të vë veto të pafund për këtë proces”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë fjalimit të tij.

Thaçi ka thënë se është i bindur se këtë proces do ta kalojnë së bashku me KFOR-in dhe NATO-n.

Edhe pse transformimi i FSK-së ende nuk është bërë, presidenti Thaçi ka thënë se përgatitja e pjesëtarëve të saj është shumë më e përgatitur sesa e ushtrive në rajon.

Loading...