Thaçi para stduentëve të UP-së flet për skenare të errëta

Presidenti Hashim Thaçi në një bashkëbisedim me studentët e Universitetit të Prishtinës, ka diskutuar zhvillimet e fundit, kryesisht ato rreth dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë se interesat në Evropë po ndryshojnë andaj Kosova dhe Serbia e kanë të domosdoshme arritjen e një marrëveshjeje.

“Marrëveshja përfundimtare të jetë njohje reciproke mes dy vendeve, si vende të pavarura dhe sovrane.Jemi të vetidjshëm për ndjeshmërinë e këtyre bisedimeve”, ka thënë Thaçi.

Thaçi thotë se nëse nuk arrihet marrëveshja, atëherë rreziqet do të jenë që të ketë sërish konflikte e viktima.

“E atëherë ka rreziqe për probleme, konflikte, viktima, edhe konflikte, krejt të panevojshme. Ne nuk kemi pretendime të hyjmë në Serbi, por nuk do të lejojmë edhe Serbia të hyjë në Kosovë”, ka thënë ai.

Për vizat, ka thënë fjalinë e tij të famshme se ‘nuk ishte dhuratë nga Evropa por e kemi merituar’.

“Bota po ndryshon, në kuptimin se jo cdoherë do jetë e fokusuar vetëm për neve. Interesat po ndryshojnë. Ajo që është jetike për ne, orientimin perëndimor ta ruajmë si vlerë, jo vetëm si interes .Nuk ka qenë dhuratë nga Evropa, e kemi merituar”, ka thënë ai.

Tha se nuk beson se pas liberalizimit do të ketë emirgim të qytetarëve të Kosovës.

“Jam i bindur që nuk do të ketë emigrim nga Kosova. Duhet të informojmë saktë njerëzit se cka nenkupton liberalizim. Nuk kemi nevojë t’i frikësojmë evropianët. Ne mund të lëvizim nëpër evropë por vendi jonë është Kosova”, ka thënë ai, transmeton Periskopi.

“Luftë nuk do kërkush, mendoj që duhet të punojmë të gjithë për paqe. Jam i përcaktuar që kjo të ndodhë. Nëse arrijmë marrëveshjen përfundimtare me Serbinë. Do ta ndajm shaping nga sheqeri me Serbinë. Nëse ne arrijmë marrëveshjen që do të jetë shumë e randë, do të arrijmë perspektivën konkrete evropiane”, ka thënë ai.