Thaçi: Shqiptarët të mbështesin masovikisht referendumin në Maqedoni

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në “Opinion” në Tv Klan ka folur për marrëveshjen me Serbinë dhe ndikimin në rajon, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai, ka shfrytëzuar këtë dalje edhe për referendumin në Maqedoni.

“I ftoj shqiptarët në Maqedoni që të dalin dhe të mbështesin masovikisht referendumin. Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ndikojë në integritetin territorial të Maqedonisë. Zotëri Ahmeti dhe Thaçi e mbështesin këtë marrëveshje”, tha mes tjerash Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Thaçi gjithashtu ka folur për ndikimin e marrëveshjes në rajon.

Komentet

komentet